
Të drejtat e punëmarrësit
Parimet themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO)
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që synon promovimin e të drejtave të punës, sigurisë dhe mirëqenies së punëmarrësve në nivel ndërkombëtar. ILO ndihmon në hartimin dhe zbatimin e standardeve të punës dhe promovon punë të denjë për të gjithë.
Cilat janë parimet kryesore të ILO-s? Ato janë të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e ILO-s, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Kodin e Punës.
Më shumëLegjislacioni në Shqipëri që rregullon të Drejtat në Vendin e Punës
Shfletoni ligjet duke klikuar butonat më poshtë.
Çfarë duhet të kemi parasysh para se të nënshkruajmë një kontratë?
- Identitetin e palëve
- vendin e punës
- përshkrimin e përgjithshëm të punës
- datën e fillimit të punës
- kohëzgjatjen, kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar
- kohëzgjatjen e pushimeve të paguara
- afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës
- elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj
- kohën normale javore të punës
- referenca në kontratën kolektive në fuqi
- periudhën e provës
- llojet dhe procedurat e masave disiplinore, nëse nuk ka kontratë kolektive
Informacione mbi pagën
Paga është shpërblimi në të holla i punës që kryhet. Jepet në lekë, por mund të jepet edhe në monedha të tjera sipas marrëveshjes.
Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale. Paga minimale vendoset me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Paga në vendin tonë jepet vetëm nëpërmjet sistemit bankar dhe jo në mënyra të tjera.
Punëdhënësi zbret nga paga tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të parashikuara me ligj.
Njihuni me pagën minimale në fuqi.
Paga minimale (VKM 113)Kalendari i pushimeve zyrtare 2025
| Data | Festa |
|---|---|
| 01.01.2025 | Festat e Vitit të Ri* |
| 02.01.2025 | Festat e Vitit të Ri |
| 14.03.2025 | Dita e Verës |
| 22.03.2025 | Dita e Nevruzit |
| 30.03.2025 | Dita e Bajramit të Madh** |
| 20.04.2025 | E diela e Pashkëve Katolike* |
| 20.04.2025 | E diela e Pashkëve Ortodokse* |
| Data | Festa |
|---|---|
| 01.05.2025 | Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve |
| 06.06.2025 | Dita e Kurban Bajramit** |
| 05.09.2025 | Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës |
| 28.11.2025 | Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë |
| 29.11.2025 | Dita e Çlirimit |
| 08.12.2025 | Dita Kombëtare e Rinisë |
| 25.12.2025 | Krishtlindje |
* Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).
**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.
Ku mund të drejtohemi për informacion më të detajuar?

Inspektorati i Punës
Institucion ligjor me detyrë kryesore inspektimin e ambienteve të punës për të siguruar mbrojtjen e punëmarrësve dhe zbatimin e ligjeve. Inspektorët kontrollojnë orarin, pagën, sigurinë, higjienën dhe punësimin e fëmijëve.
Faqja zyrtare →
Avokati i Popullit
Organ kushtetues që mbron të drejtat themelore të individit, përfshirë të drejtën për punë. Çdo qytetar mund t’i drejtohet nëse përballet me shkelje të të drejtave të tij.
Faqja zyrtare →
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Ka si objektiv ndalimin e diskriminimit në çdo fushë të jetës dhe adresimin e këtyre rasteve. Çdo qytetar mund t’i drejtohet nëse, gjatë marrëdhënieve të punës, ndihet i diskriminuar.
Faqja zyrtare →
Komisioneri për të Drejtën e Informimit
Mbron të drejtën për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Çdo qytetar mund t’i drejtohet për akses në informacion dhe përpunimin e të dhënave personale.
Faqja zyrtare →E Drejta Sindikale dhe Kontrata Kolektive
Organizatat sindikale dhe ato të punëdhënësve janë shoqata të pavarura që krijohen vullnetarisht për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të anëtarëve në aspektet ekonomike, profesionale dhe shoqërore. Të punësuarit kanë të drejtë të anëtarësohen lirisht në organizata sindikale.
Akti i krijimit dhe statuti i çdo organizate duhet të nënshkruhen nga jo më pak se 5 anëtarë për organizatën e punëdhënësve dhe 20 anëtarë për organizatën sindikale. Statuti përcakton emrin, selinë, qëllimet, kushtet e anëtarësimit, të drejtat e anëtarëve, organet drejtuese, kohëzgjatjen e mandateve dhe masat në rast shpërndarjeje.
Kontrata kolektive është e vlefshme vetëm në formë të shkruar dhe nuk mund të përmbajë dispozita më pak të favorshme se kontrata individuale apo aktet ligjore në fuqi. Ajo lidhet nga një ose disa punëdhënës/organizata punëdhënësish nga njëra anë dhe një ose disa sindikata nga ana tjetër.
Mendimi yt ka rëndësi
Kjo platformë u mundësua nga

