Kush jemi ne?

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj (YPN) zyrtarisht u themelua në Janar 2020 nga një grup profesionistësh  të rinj, me eksperiencë profesionale në fusha të ndryshme si ekonomia, mediat sociale, IT, arsimi, shkenca dhe OJQ-të.Duke marr shkas edhe prej, “Strategjisë për të Rinj 2019-2027“ së Bshkimit Europian,e cila synon të sigurojë që të gjithë të rinjtë të kenë burimet e nevojshme për të marrë pjesë në shoqëri përmes angazhimit social dhe qytetar. Themelimi i “Rrjetit të Profesionistë të Rinj në Shqipëri”, u pa i nevojshëm për të mbështetur në një shkallë më të gjerë edhe vete procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, më specifikisht, të profesionistve të rinj në tregun e punës.

Misioni Ynë

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, synon të fuqizojë profesionistë e rinj, përmes rrjetëzimit, mbrojties së të drejtave të punës, dhe rritjes së pjesëmarrjes së profesionistëve të rinj në jetën ekonomike, politike dhe sociale.

Ndrysho Gjuhen