Nëse je në pritje të një interviste për punën e parë apo për të ndryshuar atë që keni, kini parasysh këto këshilla. Këto janë 9 tiparet që shikohen me interes nga kandidatët që aplikojnë për një vend pune:
- Janë të vetëmotivuar
Motivimi është ajo që i shtyn njerëzit drejt suksesit. Nuk ju lë të vareni nga të tjerët. Ndaj duhet të dini t’i përgjigjeni mirë pyetjeve: “pse” dhe “çfarë”.
2. Gjejnë qëllimin në punën e tyre
Qëllimi ju ndihmon të dini se ku të luani dhe si të fitoni. Përgjigjuni këtyre pyetjeve: “Pse dikush po punon për një detyrë?”; “Pse një detyrë ka rëndësi për një punë?”; “Çfarë ndikimi po krijoj?”. Asnjë qëllim nuk është i vogël.
3. Të jenë komunikues të mirë
Aftësitë e buta mund të çojnë në vende ku aftësitë profesionale nuk munden. Komunikimi ndihmon që të lidheni, t’i ktheni kolegët në miq dhe të keni një ndikim pozitiv.
4. Ata që dinë çfarë ofrojnë
Këta persona e dinë se çfarë po bëjnë. Ata janë të përpiktë dhe bëjnë gjithçka për ta realizuar projektin që kanë si qëllim. Këta njerëz do t’i bëjnë gjërat e mundura pa marrë parasysh se çfarë.
5. Ata që rriten së bashku me kompaninë
Rritja është thelbësore pavarësisht se çfarë bëni. Fitimi i aftësive të reja është i rëndësishëm në çdo fazë të jetës. Punonjësit e suksesshëm do të rritin gjithmonë veten dhe kompaninë e tyre.
6. Janë të shkathët
Shkathtësia është një avantazh konkurrues. Në sipërmarrjet me rritje të lartë, duhet të ecni shpejt, përndryshe njerëzit e tjerë do t’ju marrin për poshtë.
7. Janë mendimtar të pavarur
Ata janë udhëheqës të mirë. Ata ndërmarrin veprime dhe kanë fokusin dhe fleksibilitetin për të zgjidhur problemet.
8. Kanë inteligjencë emocionale
Inteligjenca emocionale ka të bëjë me kujdesin ndaj gjendjes së emocioneve të dikujt. Të dish se si t’i menaxhosh mirë këto është thelbësore. Ata e dinë se kur duhet të thonë diçka dhe kur nuk duhet folur.
9. Janë kuriozë
Njerëzit kuriozë janë gjithmonë të etur për të mësuar gjëra të reja. Ata e mbajnë mendjen aktive duke kërkuar përgjigje. Bëhu student i jetës sot e përgjithmonë!
Nëse mendon se ky artikull do t’i shërbejë dikujt ndaje me të ose në rrjetet e tua sociale😊😊