Add Your Heading Text Here

Parimet themelore të Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që synon promovimin e të drejtave të punës, sigurisë dhe mirëqenies së punëmarrësve në nivel ndërkombëtar. ILO ndihmon në hartimin dhe zbatimin e standardeve të punës dhe promovon punë të denjë për të gjithë.
Cilat janë Parimet Kryesore të Organizata Ndërkombëtare të Punës (ILO)?
Ato janë të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e ILO-s, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ose Kodin e Punës.
E drejta e punëmarrësve dhe e punëdhënësve për të formuar dhe për t'u bashkuar me organizatat e zgjedhjes së tyre është një nga elementët e një shoqërie të lirë dhe të hapur. E vlerësuar si një ndër të drejtat themelore ndihmon në rregullimin e marrëdhënieve pune për të siguruar të drejta të barabarta dhe kushte të përshtatshme të punës.
Puna e detyruar mund të kuptohet si punë që kryhet në mënyrë të pavullnetshme dhe nën kërcënimin e çdo dënimi. Ai i referohet situatave në të cilat personat detyrohen të punojnë nëpërmjet përdorimit të dhunës ose frikësimit. Puna e detyruar mund t'u imponohet të rriturve dhe fëmijëve, nga autoritetet shtetërore, nga ndërmarrjet private ose nga individët.
"Punë e fëmijëve" përfshin punë që privon fëmijët nga fëmijëria, potenciali dhe dinjiteti i tyre, ndikojnë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor. Kjo përfshin çdo punë që pengon shkollimin, ndalimin në shkollë ose kombinimin e shkollës me punën, e ndaluar sipas Kodit të Punës për fëmijët nën 16 vjeç, ndërsa për ata nga 16 deri në 18 vjeç lejohet me rregulla të veçanta.
Diskriminimi në punë shfaqet në shumë forma dhe mjedise të ndryshme dhe kupton çdo dallim, përjashtim, kufizim ose parapëlqim që prek individët për shkak të gjinisë, racës, origjinës kombëtare, orientimin seksual, aftësinë e kufizuar, opinionit politik, dhe faktorëve të tjerë. Ky diskriminim mund të jetë i drejtpërdrejtë ose indirekt. I drejtpërdrejtë ndodh kur praktikat ndaj individëve të caktuara janë të bazuar në dallime të qarta, ndërsa indirekt ndodh kur rregullat ose praktikat, edhe pse duken të barabarta, në praktikë sjellin përjashtime të padrejta. Parimi i ndalimit të diskriminimit përfshin dallimet dhe të gjithë faktorët e tjerë që ndikojnë në mundësinë e punësimit dhe zhvillimit profesional në të njëjtën mënyrë me të tjerët.
Punëmarrësit duhet të mbrohen nga sëmundjet, sëmundjet profesionale dhe dëmtimet që vijnë nga punësimi i tyre. Ai përfshin zbatimin e politikave, proçedurave dhe praktikave që sigurojnë mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale të njerëzve ndërsa ata janë në punë.
Përfshin të drejtën e punëmarrësve për të marrë informacion të rregullt nga punëdhënësi mbi aktivitetet e ndërmarrjes dhe për të pasur kontroll mbi të dhënat personale të tyre që përpunohen në kontekstin e marrëdhënies së punës. Ky parim thekson nevojën për transparencë dhe respektimin e privatësisë, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të besueshëm për menaxhimin e informacioneve të punëmarrësve në mënyrë që të respektohet integriteti i tyre.
Legjislacioni në Shqipëri që Rregullon të Drejtat dhe Detyrimet në Vendin e Punës

Çfarë duhet të kemi parasysh para se të nënshkruajmë një kontratë?
-
Identitetin e palëve
-
vendin e punës
-
përshkrimin e përgjithshëm të punës
-
datën e fillimit të punës
-
kohëzgjatjen, kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;
-
kohëzgjatjen e pushimeve të paguara
-
afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës
-
elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
-
kohën normale javore të punës;
-
referenca në kontratën kolektive në fuqi
-
periudhën e provës;
-
llojet dhe procedurat e masave disiplinore, nëse nuk ka kontratë kolektive
Pushimet zyrtare, Kalendar nga banka e shqiperise
Ku mund të drejtohemi për respektimin e të drejtave të punës apo për informacion më të detajuar?

Avokati i Popullit
Avokati i Popullit është një organ kushtetues që ka në fokusin e tij mbrojtjen e të drejtave themelore të individit, ku bën pjesë dhe e drejta për punë. Çdo qytetar shqiptar ose i huaj mund ti drejtohet institucionit të Avokatit të Popullit nëse përballet me shkeljen e të drejtave të tij, ankesa mund të drejtohet nëpërmjet postës elektronike, online ose të paraqiteni përpara zyrave të institucionit.
Website