THIRRJE PËR PJESËMARRËS

Program Trajnimi mbi “Aftësitë e Buta dhe Qytetarinë Aktive”

Kjo thirrje u drejtohet të rinjve nga zona e Yzberishtit, Bashkia Tiranë, për tu pajisuar dhe aftësuar me njohuri dhe aftësi që do t’u shërbejnë në tregun e punës dhe pjesëmarrjen në vendimarrjen lokale mbi çështje të cilat lidhen me komunitetin e tyre.

Përshkrimi i projektit

Në kuadër të programit “Riintegrimi i qëndrueshëm me bazë komuniteti i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria” i financuar nga Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF) dhe zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën CVE në Shqipëri dhe në partneritet me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë (Observatori) dhe Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri (WCDCA), Rrjeti i Profesionistwve Rinj wshtw duke implementuar projektin “Rritja e kohezionit social në zonën e Yzberishtit duke fuqizuar të rinjtë profesionalisht dhe personalisht.”

YPN-ja ka si synim implementimin e një projekti me perspektivë zhvilluese në terma aftagjatë për të rinjtë që do t’u ofrojë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre të domosdoshme dhe rritur kapacitetin profesional. Ndër të tjera, kjo thirrje i drejtohet në mënyrë të veçantë grupeve të margjinalizuara në zonën e Yzberishtit.

Në këtë kuadër, kemi kënaqësinë të shpallim thirrjen për aplikime në programin trajnues “Aftësitë e buta dhe Qytetaria Aktive”.

Ky program trjanimi do t’i përgatisë 20 të rinjve me aftësi të ndryshme dhe duke iu dhënë mundësinë për t’i praktikuar këto aftësi në institucione, kompani dhe biznese të ndryshme në Tiranë. Për më shumë ky trajnim do i nxisë që të kenë një përfshirje aktive në komunitetin lokal por edhe në aspektin e zhvillimit ndërpersonal.

Thirrja për aplikime do të jetë e hapur deri në datën 23 Nëntor 2022.

Nëpërmjet këtij projekti pritet që të rinjtë pjesëmarrës të jenë në gjendje:

  • Të aftësohen me aftësi të buta nëpërmjet edukimit formal dhe joformal duke rritur pjesëmarrjen në tregun e punës;
  • Të angazhohen në komunitetin lokal për forcimin e kohezionit social dhe dialogut ndërkulturor;
  • Të mësojnë dhe praktikojnë qytetarinë aktive në mënyrë që të sjellin ndryshime pozitive në zonën e Yzberishtit;
  • Të krijojnë brenda tyre një rrjet i cili do të synojë zhvillimin e zonës së Yzberishtit, dhe më tej në vazhdimësi të punës së tyre;

Kriteret e përzgjedhjes: Për të qënë pjesë e këtij projekti të rinjtë aplikantë duhet të përmbushin këto kritere:

  • Të jenë banues në zonën e Yzberishtit dhe nga zona të tjera të afërta me të;
  • Të jenë ndërmjet moshës 15 deri në 23 vjeç:
  • Të synojnë ndërtimin e aftësive profesionale dhe kontribuimin në komunitetin e tyre;
  • Të jenë të gatshëm të ndjekin trajnimet dhe aktivitetet e ardhshme në çdo fazë të implementimit.

Për vëmendjen tuaj: Rrjeti i Profesionistëve të Rinj është në kërkim të të rinjëve energjikë, me perspektivë që dëshirojnë të kontriubuojnë pozitivisht në qytetarinë aktive dhe të jenë të motivuar për angazhimin e tyre hap pas hapi në zonën e Yzberishtit.

Plani i aktiviteteve:

  • Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 23 Nëntor 2022;
  • Programi do të startojë me trajnimet mbi “Aftësitë e buta dhe qytetarinë aktive”, ku të rinjtë pjesëmarrës do të ndjekin dy module nga ku moduli i parë do të konsistojë në sesione dhe seminare dedikuar zhvillimit të aftësive të buta, atyre të punësimit dhe sipërmarrjes përgjatë datave 26-27 Nëntor. Moduli i dytë konsiston në krijimin e kushteve për t’i mundësuar të rinjëve eksplorimin e qytetarisë aktive në kontekste demokratike dhe do të zhvillohet përgjatë datave 10-11 Dhjetor.
  • Leksion i Hapur në Platformën “Mundësi Plot”, ku të rinjtë do të ndjekin përgjatë dy ditëve leksione të hapura mbi këtë platformë e cila ka si qëllim rritjen e punësimit dhe zhvillimin e aftësive të të rinjëve si dhe diskutojnë me stafin e projektit “Swiss Contact”.
  • Pas zhvillimit të sesioneve, të rinjtë pjesëmarrës në trajnim dhe leksionin e hapur do të kenë mundësinë të vizitojnë institucione, organizata dhe do të takojnë politikbërës dhe eskpertë të ndryshëm duke prekur më afër punën e tyre përgjatë periudhës Shkurt-Mars 2023.
  • Të rinjtë do të zhvillojnë një takim me politikëbërës lokalë ku do të kenë mundësi të adresojnë problematikat e komunitetit të tyre por mbi të gjitha të kuptojnë rolin e tyre në zgjidhjen e problematikave.
  • Ky projekt do të finalizohet me praktika dymujore të pjesëmarrësve në institucione dhe organizata të cilat do të bazohen në preferencat që ata kanë shprehur dhe më tej YPN do të kontaktojë këto institucione që të rinjtë të mund të ndjekin praktikat.

Datat dhe vendi

  • Aktivitetet do të zhvillohen përgjatë një periudhe kohore nga Nëntori 2022 deri në Maj 2023 në formë fizike.
  • Trajnimet do të zhvillohen në Tiranë.
  • Takim me politikëbërës lokalë.

Kostot

Vendi, pushimet e kafesë dhe dreka do të mbulohen nga organizatorët.

Gjuha

Gjuha e përdorur gjatë gjithë projektit do të jetë shqip.

Afati i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online duke klikuar KËTU dhe ta dorëzojnë atë deri më datë 23/11/2022.

Subscribe to our newsletter

Young Professionals Network (YPN) is a cooperative development platform composed of young professionals and different kinds of other entities, such as nonprofit organisations, youth organizations, business associations, freelancers, and businesses.

© Copyright 2024 Young Professionals Network. All rights reserved. Developed by Dora Kreative