Të drejtat e Detyrimet e punëmarrësit

Parimet themelore të Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është një agjenci e Kombeve të Bashkuara që synon promovimin e të drejtave të punës, sigurisë dhe mirëqenies së punëmarrësve në nivel ndërkombëtar. ILO ndihmon në hartimin dhe zbatimin e standardeve të punës dhe promovon punë të denjë për të gjithë.

Cilat janë Parimet Kryesore të Organizata Ndërkombëtare të Punës (ILO)?
Ato janë të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e ILO-s, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ose Kodin e Punës.

Legjislacioni në Shqipëri që Rregullon të Drejtat në Vendin e Punës Detyrimet në Vendin e Punës

Shfletoni ligjet duke klikuar butonat më poshtë

Ligji Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”,

Shiko Ligjin

Ligji Nr. 10237, datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, i ndryshuar me Ligjin nr.161/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10237

Shiko Ligjin

Ligji 15 dt. 13.3.2019 “ Për Nxitjen e Punësimit”.

Shiko Ligjin

Ligj Nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”

Shiko Ligjin

Ligji 121 date 24.11.2016 Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë

Shiko Ligjin

Vendim 113 datë 01.03.2023 Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi’

Shiko vendimin

Çfarë duhet të kemi parasysh para se të nënshkruajmë një kontratë?

  • Identitetin e palëve
  • vendin e punës
  • përshkrimin e përgjithshëm të punës
  • datën e fillimit të punës
  • kohëzgjatjen, kur palët lidhin kontratë me afat të caktuar;
  • kohëzgjatjen e pushimeve të paguara
  • afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës
  • elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
  • kohën normale javore të punës;
  • referenca në kontratën kolektive në fuqi
  • periudhën e provës;
  • llojet dhe procedurat e masave disiplinore, nëse nuk ka kontratë kolektive

Informacione mbi pagën

Paga është shpërblimi në të holla i punës që kryhet. Paga jepet në monedhën shqiptare (lek), por mund të jepet edhe në monedha të tjera sipas marrëveshjes së kryer midis punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Paga nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale. Paga minimale vendoset me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Paga në vendin tone jepet vetëm nëpërmjet sistemit bankar dhe jo në mënyra të tjera.

Punëdhënësi zbret nga paga e punëmarrësit tatimin mbi të ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqërore, shëndetësore të parashikuara me ligj, me akte nënligjore, me kontrata kolektive ose me kontrata individuale.

Llogarisni pagën tuaj duke përdorur llogaritësin e pagës

Kalendari i pushimeve zyrtare 2024

Data Festa
01.01.2025 Festat e Vitit të Ri*
02.01.2025 Festat e Vitit të Ri
14.03.2025 Dita e Verës
22.03.2025 Dita e Nevruzit
30.03.2025 Dita e Bajramit të Madh**
20.04.2025 E diela e Pashkëve Katolike*
20.04.2025 E diela e Pashkëve Ortodokse*
Data Festa
01.05.2025 Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
06.06.2025 Dita e Kurban Bajramit**
05.09.2025 Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28.11.2025 Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29.11.2025 Dita e Çlirimit
08.12.2025 Dita Kombëtare e Rinisë
25.12.2025 Krishtlindje

* Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë). 

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.

Ku mund të drejtohemi për respektimin e të drejtave të punës? për informacion më të detajuar?

Inspektorati i Punës

Inspektorati i Punës funksionon si institucion ligjor me detyrë kryesore inspektimin e ambienteve të punës për të siguruar mbrojtjen e punëmarrësve dhe zbatimin e ligjeve të punës. Inspektorët kontrollojnë rregullisht aspektet e punës, përfshirë orarin, pagën, sigurinë, higjienën, dhe punësimin e fëmijëve, duke garantuar zbatimin e parashikimeve ligjore dhe mundësinë e ankesave të qytetarëve.

Website
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka si objektiv të punës së tij ndalimin e diskriminimit në çdo fushë të jetës tonë dhe në adresimin e këtyre rasteve. Çdo qytetar është i lirë ti drejtohet këtij institucioni nëse gjatë marrëdhënieve të punës, dhe jo vetëm, ndihet i diskriminuar nga veprimet ose mosveprimet e të tjerëve.

Website
Avokati i Popullit

Avokati i Popullit është një organ kushtetues që ka në fokusin e tij mbrojtjen e të drejtave themelore të individit, ku bën pjesë dhe e drejta për punë. Çdo qytetar shqiptar ose i huaj mund ti drejtohet institucionit të Avokatit të Popullit nëse përballet me shkeljen e të drejtave të tij, ankesa mund të drejtohet nëpërmjet postës elektronike, online ose të paraqiteni përpara zyrave të institucionit.

Website
Avokati i Popullit

Avokati i Popullit është një organ kushtetues që ka në fokusin e tij mbrojtjen e të drejtave themelore të individit, ku bën pjesë dhe e drejta për punë. Çdo qytetar shqiptar ose i huaj mund ti drejtohet institucionit të Avokatit të Popullit nëse përballet me shkeljen e të drejtave të tij, ankesa mund të drejtohet nëpërmjet postës elektronike, online ose të paraqiteni përpara zyrave të institucionit.

Website

E Drejta Sindikale dhe Kontrata Kolektive

Organizatat sindikale dhe ato të punëdhënësve janë shoqata të pavarura që krijohen vullnetarisht për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të anëtarëve në aspektet ekonomike, profesionale dhe shoqërore. Të punësuarit kanë të drejtë të anëtarësohen lirisht në organizata sindikale për të mbrojtur interesat e tyre në punë.

Akti i krijimit dhe statuti i çdo organizate duhet të nënshkruhen nga jo më pak se 5 anëtarë themelues për organizatën e punëdhënësve dhe jo më pak se 20 anëtarë themelues për organizatën sindikale. Në statut detyrimisht duhet të përcaktohen:

Kontrata kolektive është e vlefshme vetëm në formë të shkruar. Ajo përmban dispozita mbi lidhjen, përmbajtjen, përfundimin, e kontratës individuale të punës, formimin profesional. Kontrata kolektive nuk mund të përmbajë dispozita më pak të favorshme se kontrata individuale, apo të akteve ligjore në fuqi. Kontrata kolektive e punës lidhet nga një ose disa punëdhënës ose organizata punëdhënësish nga njëra anë dhe një ose disa sindikata nga ana tjetër.

Mendimi yt ka rëndësi

Kjo platformë u mundësua nga

Subscribe to our newsletter

Young Professionals Network (YPN) is a cooperative development platform composed of young professionals and different kinds of other entities, such as nonprofit organisations, youth organizations, business associations, freelancers, and businesses.

© Copyright 2024 Young Professionals Network. All rights reserved. Developed by Dora Kreative