QYTETARIA AKTIVE – PERCEPTIME NGA TË RINJTË NË QARKUN ELBASAN

Për të aksesuar raportin klikoni këtu

Një shoqëri demokratike është e bazuar fillimisht në një shoqëri të përbërë nga qytetarë
që dinë të veprojnë për ndryshim, dinë të jenë aktiv për komunitetin ku jetojnë nëpërmjet
një sërë metodash për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse ose/dhe me anë të
reagimit të tyre. E gjithë kjo veprimtari dhe kulturë për të vepruar përkthehet në atë
që shpesh quhet qytetari aktive. Qytetaria aktive, së cilës do t’i jepet shpjegimi edhe
më poshtë dhe është fjala kyçe e këtij dokumenti është e rëndësishme për zhvillimin
shoqëror, ekonomik dhe politik të një shoqërie dhe sidomos në vende me demokraci
hibride, siç është edhe Shqipëria.
Në shoqërinë shqiptare përpos veprimtarive që ndërmerren lidhur me qytetarinë aktive
dhe të gjithë kuptimet e saj në të gjithë dimensionet e shoqërisë nevojiten ndërhyrje
që masin dhe zhvillojnë kapacitetet që kanë të rinjtë për tu vepruar në formë aktive në
shoqëri dhe për të advokuar problematikat me të cilat ata përballen.
Në kuadër të shumë nismave të dedikuara për qytetarinë aktive dhe të rinjtë, u
zhvillua ky raport që synon të masë perceptimet e të rinjve, konkretisht përqëndruar në
qarkun Elbasan mbi qytetarinë aktive, pjesëmarrjen e tyre në iniciativa për komunitetin,
vullnetarizmin, angazhimin në OJF-të, advokimi pranë autoriteteve publike, votimin,
pjesëmarrjen në procese politikëbërëse dhe vendimarrëse etj.
Njohja e perceptimeve të të rinjve për të gjitha këto procese e veprimtari të vogla në
dukje por shumë të rëndësishme dhe jetike në demokraci është një nga mjetet dhe
shanset që i jepet punonjësve rinorë, shoqërisë civile, autoriteteve publike lokale dhe
aktorëve të tjerë të shoqërisë. Kjo me synimin për tu orientuar më shumë në ndërhyrjet
e ardhshme që duhen ndërmarrë për angazhimin për demokraci të të rinjve, rritjen e
kulturës së ndëshkueshmërisë, edukimin mbi qytetarinë aktive dhe të gjithë formave të
saj nga institucionine arsimore, institucione të nivelit lokal dhe entitete të tjera, në mënyrë
që të kontribuojnë në zhvillimin e një brezi qytetarësh aktiv dhe rritjes së ndërhyrjes me
shërbime mbështetëse ndaj të rinjve.

Për të aksesuar raportin klikoni këtu

Subscribe to our newsletter

Follow us on social

Young Professionals Network (YPN) is a cooperative development platform composed of young professionals and different kinds of other entities, such as nonprofit organisations, youth organizations, business associations, freelancers, and businesses.

© Copyright 2024 Young Professionals Network. All rights reserved. Developed by Dora Kreative

Two columns
Vertical
Horizontal
Llogaritësi i Pagës
Summary
Name Total
"{{getWooProductName}}" has been added to your cart
Have a promocode?
Promocode Hide Show
Two columns
Vertical
Horizontal
Llogaritësi i Pagës
Summary
Name Total
"{{getWooProductName}}" has been added to your cart
Have a promocode?
Promocode Hide Show