THIRRJE PËR APLIKIME | MUNDËSI PËR PRAKTIKË PUNE

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj është një platformë bashkëpunimi që ka në fokus fuqizimin e rinisë dhe profesionistëve të rinj nëpërmjet advokimit, angazhimit dhe rrjetëzimit. Në këtë kuadër, organizata ka tre fusha veprimtarie pune: ‘‘Fuqizimi Ekonomik dhe të Drejtat Sociale’’; ‘‘Qytetaria Aktive dhe Demokracia Lokale’’; ‘‘Paqja dhe Siguria’’.

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj hap thirrjen për praktikantë pune ku në fokus do të jenë studentë të degëve Gazetari, Komunikim, Gjuhësi, Letërsi, Teknologji dhe të ngjashme të nivelit Bachelor ose Master.

YPN ofron një mjedis dinamik pune me plot mundësi për rritje profesionale, zhvillimi personal, trajnimi dhe udhëtimi. Gjatë periudhës të praktikës të punës, praktikanti/ja do ti ofrohen mundësi trajnimi, mentorim dhe zhvillimi të një kulture të fortë pune.  Për këtë arsye, praktika pranë Rrjetit të Profesionistëve të Rinj është një mundësi shumë e mirë, për të zhvilluar kapacitetet profesionale dhe eksperiencën praktike në fushën e komunikimit dhe angazhimit komunitar si dhe iniciativave të shoqërisë civile.

Pozicioni/Shërbimi: Asistent/e Koordinator/e për Komunikimin dhe Angazhimit të Komunitetit

Periudha e praktikës së punës: 20 Qershor – 20 Shtator 2024 (Gushti pushim)

Kohëzgjatja: 2 deri në 4 orë në ditë

Vendi i punës: Tiranë, qendër

Përgjegjësitë e praktikantit/es:

  • Asistimi në detyra administrative, si organizimi i informacionit, mbështetja në procese të brendshme të zyrës dhe mbështetja në organizimin e eventeve të ndryshme;
  • Zhvillimi i postimeve periodike për promovimin e organizatës dhe të të gjithë aktiviteteve të saj në të gjithë mediumet e komunikimit të YPN (Lindkdn; Tëitter; Facebook; Instagram; Uebsite);
  • Angazhimi i të rinjve pjesë e rrjetit të organizatës në aktiviteteve dhe evente të ndryshme;
  • Kontribuimi me ide dhe iniciativa për çfarë duhet të bëj më shumë organizata dhe çfarë qasjesh të reja duhet të përdori.
  • Asistimi i zyrës për mbledhje informacioni, redaktime, kërkime apo zhvillim të teksteve përmbledhëse; 
  • Përkthime sipas nevojës, materiale të shkurtra nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas.

Aftësitë e nevojshme

  • Të jetë e/i interesuar në çështjet e të rinjve, shoqërisë civile dhe zhvillimet politike në Shqipëri;
  • Të ketë përfunduar të paktën arsimin bachelor në një nga fushat e përmendura Gazetari, Komunikim, Gjuhësi, Letërsi, Teknologji dhe të ngjashme të nivelit Bachelor ose Master;
  • Të këtë mundësi të përkushtohet të paktën 3-4 orë në ditë;
  • Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze;
  • Dëshirë për të punuar i pavarur, për të respektuar afatet dhe për tu rritur profesionalisht;
  • Përvoja e punës në organizata apo institucione të mëparshme përbën avantazh.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një përvojë praktike pune deri në 3 muaj në një organizatë me reputacion të lartë;
  • Mentorim për përmbushjen e përgjegjësive si dhe për zhvillimin e aftësive të kërkuara për tregun e punës;
  • Mundësi për tu rritur profesionalisht brenda organizatës;
  • Pjesëmarrje në konferenca dhe evente të rëndësishme në Shqipëri dhe sipas rastit në Ballkanin Perëndimor dhe EU;
  • Mjedis miqësor pune;
  • Mbulim të shpenzimeve të transportit urban në Tiranë.

Forma e aplikimit:

Për të aplikuar, dërgoni një CV dhe një letër motivimi në anglisht në network@ypn.al deri më 15 qershor 2024, ku krahas të dhënave tuaja, të shpjegoni interesat tuaja profesionale, si dhe pritshmëritë që keni për praktikën e punës dhe karrierën tuaj në vijim. Kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervista.

Duke mirëpritur aplikimet tuaja, ju urojmë shumë suksese!

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Subscribe to our newsletter

Follow us on social

Young Professionals Network (YPN) is a cooperative development platform composed of young professionals and different kinds of other entities, such as nonprofit organisations, youth organizations, business associations, freelancers, and businesses.

© Copyright 2024 Young Professionals Network. All rights reserved. Developed by Dora Kreative