Të Rinjtë dhe të Drejtat në Punë – Raport Kombëtar

Për të aksesuar raportin klikoni këtu

Ky raport kombëtar publikohet nga YPN në kuadër të iniciativës ‘‘Mundësi për Punë të Denjë: Profesionistët e Rinj Përfitojnë nga Kodi i Punës’’, që vjen në vazhdimësi të mungesave të identifikuara në terren dhe të nevojës për tu informuar më tepër për të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës si një mënyrë për të arritur punësimim të qëndrueshëm. Gjithashtu në një kuadër më të gjerë kjo iniciativë është në linjë me Qëllimin Europian të Rinisë ‘‘Punësim Cilësor për të Gjithë’’, Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Nr.8 Punë e Denjë dhe Rritje Ekonomike dhe Kapitullin 19: Politikat Sociale dhe të Punësimit të Bashkimit Evropian dhe kontribuon që Shqipëria të përmbushë këto parashikime.  

Për këtë arsye, ky raport kombëtar i pari në llojin e tij, targeton të rinjtë në Shqipëri nga mosha 15 në 29 vjeç dhe i pyet për aspekte të ndryshme të Kodit të Punës duke vlerësuar nivelin e njohurive që ata kanë për koncepte të rëndëisishme dhe bazike të tij që nga njohuritë mbi kontratën deri tek kontrata kolektive dhe organizimi sindikal. Gjetjet e këtij raporti kanë shërbyer dhe për të krijuar platformën ‘‘InfoPuna’’ e cila informon të rinjtë, punëmarrësit dhe punëdhënësit në një formë të shkurtër dhe interaktive mbi të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës. 

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj (YPN) është një platformë bashkëpunimi e profesionistëve të rinj dhe organizatave jo fitimprurëse që kanë në fokus rininë dhe është krijuar si rezultat i sfidave të identifikuara në shoqërinë shqiptare dhe nevojës për të përmirësuar cilësinë e jetës të të rinjve në Shqipëri dhe për të ndikuar pozitivisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  
Puna e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj është në përputhje me disa nga synimet e Strategjisë Evropiane për Rininë 2019-2027 dhe të Strategjisë të Rinisë së OKB-së 2030. Si rrjedhim dhe i kontekstit të vendit ku operon, veprimtaria e YPN bazohet në tre fusha pune programatike si ‘‘Qytetaria Aktive dhe Demokracia në Nivel Lokal’’, ‘‘Paqja dhe Siguria’’ dhe ‘‘Fuqizimi Ekonomik dhe të Drejtat Sociale’’ që ka në fokus aftësimin për punë, të drejtat e punës dhe politikat e punësueshmërisë duke u lidhur në formë të drejtpëdrejtë me këtë iniciativë.  

Si rrjedhoje, kjo iniciativë synon fuqizimin dhe përmirësimin e situatës të punësimit të të rinjve shqiptarë, duke rritur njohuritë dhe përdorimin e Kodit të Punës. Kjo si një formë për t’i mundësuar të jenë aktorë të ndryshimit në punësimin e tyre të qëndrueshëm, për të ndërtuar vende pune të denjë dhe për të ndërtuar një kulturë pune ku të dyja palët kanë të drejta dhe përgjegjësi.   

Kjo iniciativë erdhi nga nevojat e identifikuara në terren deri më tani ku vihet që të gjithë palët kanë mungesë informacioni dhe kuptimi të të drejtave dhe detyrimeve të tyre në punë. Cilësia e punës është ndër faktorët e përmendur për emigrimin. Ndërkohë edukimi dhe informimi për të drejtat në vendin e punës duhet të filloj që në moshë të hershme për të pasur një qasje të qëndrueshme. Kjo gjë ndihmon në përmirësim e kushteve të punës dhe të jetesës, rritjen e punësimit, luftimin e varfërisë, zhvillimin e burimeve njerëzore për punësim të qëndrueshëm dhe krijimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale me standartet e duhura për të dyja palët. Mbi të gjitha ndihmon që rinia shqiptare të zhvillohet në një shoqëri e cila në fokus ka drejtësinë sociale.  

Të dhënat e anketimit janë mbledhur online përmes një pyetësori të strukturuar gjatë periudhës Shkurt – Mars 2023. Në total janë intervistuar 1 067 të rinj, në 12 qarqe të Shqipërisë.  
 
Raporti është organizuar në katër kapituj kryesorë të cilët vendosin një kuptim të përbashkët të koncepteve kryesore të trajtuara në këtë raport pra shqyrtim i literaturës ekzistues, prezantim dhe përshkrim i gjetjeve kryesore, analizojnë situaten e të rinjve kundrejt tregut të punës në dhe paraqet me rekomandime përkatëse për grupet e interest. 

Për të aksesuar raportin klikoni këtu

Subscribe to our newsletter

Follow us on social

Young Professionals Network (YPN) is a cooperative development platform composed of young professionals and different kinds of other entities, such as nonprofit organisations, youth organizations, business associations, freelancers, and businesses.

© Copyright 2024 Young Professionals Network. All rights reserved. Developed by Dora Kreative

Two columns
Vertical
Horizontal
Llogaritësi i Pagës
Summary
Name Total
"{{getWooProductName}}" has been added to your cart
Have a promocode?
Promocode Hide Show
Two columns
Vertical
Horizontal
Llogaritësi i Pagës
Summary
Name Total
"{{getWooProductName}}" has been added to your cart
Have a promocode?
Promocode Hide Show